Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadori i Kosovës në Bernë për tragjedinë në Crans Montana: Ende s’është bërë identifikimi i nacionalitetit të viktimave

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 19:47
Ambasadori i Kosovës në Bernë për tragjedinë në Crans Montana: Ende s’është bërë identifikimi i nacionalitetit të viktimave

Mbi 40 persona raportohet të kenë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që raportohet të ketë ndodhur në një bar në resortin e njohur të skijimit në Crans-Montana, në Zvicër.

Meqenëse një numër i madh i diasporës kosovare jeton dhe vepron në Zvicër, lidhur me rastin është kontaktuar Ambasada e Kosovës në Bernë.

Rreth kësaj për Klankosova.tv është deklaruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.

Ai tha se ambasada është duke monitoruar situatën me kujdes dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.

“Në orën 17 kemi biseduar herën e fundit me linjën emergjente të policisë federale në lidhje me tragjedinë në Crans-Montana. Deri më tash nuk është bërë identifikimi i nacionalitetit të viktimave. Janë duke punuar në këtë drejtim. Edhe kur të bëhet identifikimi, së pari do të informohen familjet përkatëse, pastaj do të procedohet me informimin e publikut”, deklaroi diplomati.

“Posa të kemi informata relevante, do t’i bëjmë publike në faqen e Facebookut të Ambasadës së Kosovës në Bern”, theksoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 16:13Peci përkujton Bajram Rexhepin: Pjesë e pashmangshme e memories për liri e shtetndërtim
  • 16:1324 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave
  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës
  • 15:51Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje