Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasadori i Finlandës: Kosova është në rrugën e duhur drejt BE-së

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 10:40
Ambasadori i Finlandës: Kosova është në rrugën e duhur drejt BE-së

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një mesazh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Kosova ka perspektivë të qartë drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.

Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Nissinen, ka ndarë reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në Kosovë.

Ai u shpreh i bindur se Kosova është në rrugën e duhur, duke theksuar se përparimi i vendit varet nga reformat shoqërore dhe investimi në qytetarë.

“Unë besoj se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike. Mesazhi im është i thjeshtë – investoni në njerëz, në arsim, shëndetësi dhe krijim të vendeve të punës. Ky model ka funksionuar në Finlandë dhe jam i bindur se do të funksionojë edhe në Kosovë”, tha ai për The Geopost .

Nissinen foli edhe për përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër dezinformimit, duke përmendur projektet për edukimin mediatik dhe forcimin e mendimit kritik tek të rinjtë. Ai vuri në dukje se kjo fushë kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, shoqërisë civile, mediave dhe biznesit.

Duke përmbyllur intervistën, ambasadori u shpreh i impresionuar nga energjia e qytetarëve të Kosovës dhe tha se e sheh vendin të përgatitur për një të ardhme evropiane.

BEFinlandaKosovaMatti Nissinen

Më shumë nga Lajme

  • 10:14Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë
  • 10:12Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty
  • 10:10Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale
  • 10:08Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim
  • 09:25Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje