Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasadori Dugolli e pret në Uashington kryeprokurorin Isufaj, i cili nuk pëlqehet nga Kurti dhe Osmani

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 16:39
Ambasadori Dugolli e pret në Uashington kryeprokurorin Isufaj, i cili nuk pëlqehet nga Kurti dhe Osmani

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, nuk pëlqehet nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, por respektohet nga përfaqësuesi i tyre në ShBA.

Ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, sot ka pritur në zyre Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili që disa vite nuk po dekretohet për Kryeprokuror të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani.

Në profilin e saj në Facebook, ambasada e Kosovës në ShBA ka postuar disa fotografi ku shihet delegacioni i Kosovës që ka udhëtuar për në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Aty shihet prokurori Isufaj dhe shumë zyrtarë të opozitës.

“Sot në Ambasadë kishim kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrës nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve, në mesin e tyre deputetë, ndërmarrës, përfaqësues të komunitetit e të mediave”, thuhet në postim e Ambasadës së Kosovës.

Në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë askush nga VV-ja.

Në vitin 2023, gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, Kurti kishte drejtuar akuza të ashpra ndaj prokurorit Isufaj, duke thënë se nuk do të mund të bëhet kurrë Kryeprokurori i Shtetit.

Blerim Isufaj

Më shumë nga Lajme

  • 14:02Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas, dyshohet për vjedhje
  • 13:32Punësimet e mjekëve, Zemaj për qeveritarët: Praktikantë të përhershëm në premtime
  • 13:30Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
  • 13:30Ajri i ndotur mbetet alarm për Kosovën, Avokati i Popullit evidenton dështimet
  • 13:13Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim