Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK-së

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 20:21
Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK-së

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që të punojnë duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të reja. Duke alarmuar për mundësitë e humbura, ambasada thekson se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, tha ambasada amerikane në një përgjigje dërguar Gazetës Express pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit.

Mesazhi amerikan erdhi pikërisht në ditën kur seanca konstituive për Kuvendin s’nxori Kuvend të konstituuar për shkak të kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për Presidentin, e cila u aprovua nga kryesuesi i seancës, bashkëpartiaku i tij, Avni Dehari.

Afati për konstituim të Kuvendit, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, obligon deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon nesër më 7 gusht, në orën 23:59.

Kurti nuk dha shenja se do ta thërrasin vazhdimin e seancës brenda këtij afati, duke thënë se i duhet kohë shtesë për bisedime dhe se “vetëm atëherë kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e Presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera”.

Por, pritshmëri tjera kanë amerikanët nga udhëheqësit politikë kosovarë.

“Qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha më tej ambasada në përgjigje.

Për kohën që po e humb Kosova dje paralajmëroi edhe ambasada e Gjermanisë në vend.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur: Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën për agjendën tonë të përbashkët europiane me Kosovën”, tha kjo ambasadë në një përgjigje për Express.

Shtyrjen e procesit të konstituimit të Kuvendit Kurti e arsyetoi me “nevojën” për t’iu kthyer bisedimeve për çështjen e Presidentit me pretendimin se me ngulm synon shmangien e zgjedhjeve.

“Dhe kur ta kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Pra, kur të jemi të siguruar që kemi bërë çdo gjë për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme për shtetin, të paarsyeshme për qytetarët, e të dëmshme për buxhetin dhe ekonominë”, tha Kurti në një konferencë për media pas seancës ku vazhdoi të tregojë për ftesat e dërguara partive politike.

Derisa PDK është pozicionuar në opozitë dhe Aleanca ka kërkuar përmbushjen e disa pikave që kryesisht lidhen me përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan në këmbim të votave për Presidentin, LDK është angazhuar në bisedime me Vetëvendosjen.

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës konfirmoi se “kanë distancë” për çështjen e Presidentit meqë tha se LDK kërkon “balancë demokratike” të ndarjes së pushteteve në përputhje me rezultatin e dalë nga zgjedhjet.

Numrat në epërsi të Vetëvendosjes i përmendi Kurti edhe për Presidentin në konferencën në Kuvend.

“Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie. Nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë duhet parë numrat. LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”, tha Kurti, derisa përmendi sërish “koncensionin e madh” që bëri me tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për President.

ambasadakosovësvendimet

Të ngjashme

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

14:14
​Shiroka Pula me mesazh për NATO-n: Synimi ynë, ushtarët e Kosovës krah për krah me aleatët

​Shiroka Pula me mesazh për NATO-n: Synimi ynë, ushtarët e Kosovës krah për krah me aleatët

11:44
Qeveria e Kosovës mbanë sot mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës mbanë sot mbledhjen e radhës

08:17
Terras reagon për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës

07:53

Më shumë nga Lajme

  • 16:41Paraburgim ndaj ish-ministrit Haraqija dhe pesë të tjerëve, çka u tha në seancë?
  • 16:40Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja e dyshuar si pjesë e grupit të kokainës – luajti edhe në një serial televiziv
  • 16:27Rritet numri i të prekurve me fruth, 37 raste të reja brenda javës
  • 16:25Samiti i NATO-s në Tiranë, Mark Rutte: Do mblidhemi kur të jetë e nevojshme
  • 15:48Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim