Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ali Seferi ngre shqetësime për databazën e Institutit të Krimeve: Rrezikon të relativizojë narrativën e Serbisë

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 15:59
Ali Seferi ngre shqetësime për databazën e Institutit të Krimeve: Rrezikon të relativizojë narrativën e Serbisë

Analisti Ali Seferi ka reaguar pas publikimit të databazës së parë të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

Ai ka shprehur shqetësimin se mënyra e hartimit të saj mund të krijojë hapësirë për relativizimin e agresionit serb në Kosovë. Sipas tij, databaza duhet të mbrojë të vërtetën historike dhe jo të lërë vend për interpretime që barazojnë viktimën me agresorin.

Seferi thekson se në databazë figurojnë edhe persona që, sipas burimeve publike serbe, identifikohen si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, persona të vrarë gjatë luftimeve me UÇK-në, si dhe raste që organizata serbe i paraqesin si të rrëmbyer nga UÇK-ja. “Nëse kjo databazë synon dokumentimin e viktimave dhe të krimeve të luftës, atëherë është e papranueshme që të mos bëhet dallim i qartë ndërmjet civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga makineria kriminale e Serbisë dhe pjesëtarëve të policisë, ushtrisë apo strukturave të tjera serbe që janë vrarë nga UÇK gjatë luftës. Këto nuk janë kategori të njëjta. Kush i vendos në të njëjtin listë, me vetëdije ose nga paaftësia, e fshinë kufirin mes viktimës dhe aparatit që ushtroi dhunën”, tha ai. Postimi i plotë: Databaza që fyen viktimat dhe rehabiliton narrativën e Serbisë

Prej më shumë se 25 vitesh Serbia investon miliona euro për ta relativizuar agresionin në Kosovë. Përpiqet ta paraqesë luftën si konflikt mes dy palëve të barabarta, ku nuk ka agresor e viktimë, por vetëm “të vrarë nga të dyja anët”. Pikërisht për këtë arsye, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës do të duhej të ishte institucioni që e mbron të vërtetën historike, e jo ai që, qoftë edhe pa dashje, krijon hapësirë për interpretim të tillë.

Pas publikimit të databazës së parë, lindin pyetje që nuk mund të injorohen. Në mesin e emrave figurojnë edhe persona të cilët në burime publike serbe identifikohen si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ose persona që, sipas po këtyre burimeve, janë vrarë gjatë luftimeve me UÇK-në. Po ashtu, figurojnë edhe raste që organizata serbe i paraqesin si persona të rrëmbyer nga UÇK-ja.

Instituti ka detyrimin tu tregojë qytetarëve se mbi çfarë metodologjie janë përfshirë këta persona në databazën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Nëse kjo databazë synon dokumentimin e viktimave dhe të krimeve të luftës, atëherë është e papranueshme që të mos bëhet dallim i qartë ndërmjet civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga makineria kriminale e Serbisë dhe pjesëtarëve të policisë, ushtrisë apo strukturave të tjera serbe që janë vrarë nga UÇK gjatë luftës. Këto nuk janë kategori të njëjta. Kush i vendos në të njëjtin listë, me vetëdije ose nga paaftësia, e fshinë kufirin mes viktimës dhe aparatit që ushtroi dhunën.

Edhe më shqetësues është fakti se në komunikimin zyrtar të Institutit pothuajse zhduket autori i krimeve. Flitet për “pasojat e luftës”, për “viktima”, për “kujtesë” dhe “drejtësi”, por nuk thuhet qartë se krimet u kryen nga regjimi i Serbisë, ushtria Jugosllave, milicia e Serbisë dhe formacionet paramilitare serbe. Ky nuk është lëshim teknik. Ky është gabim konceptual. Historia nuk shkruhet duke fshehur autorin e krimit.

Nesër kjo databazë do të citohet nga studiues, universitete, gjykata dhe organizata ndërkombëtare. Për këtë arsye nuk mjafton të publikohen emra. Çdo emër duhet të ketë status të qartë, kategori të qartë dhe bazë të qartë dokumentuese. Përndryshe, databaza nuk do të jetë burim i së vërtetës historike, por burim konfuzioni dhe kontestesh.

Instituti duhet të publikojë menjëherë metodologjinë e plotë, kriteret e klasifikimit dhe arsyet pse raste të tilla janë përfshirë në këtë databazë. Nëse rezulton se janë përzier kategori që nuk duhej të përziheshin ose janë bërë lëshime serioze profesionale, atëherë nuk mjafton korrigjimi i listës. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Sepse nuk po flasim për një gabim administrativ. Po flasim për dokumentin që nesër do të ndërtojë kujtesën historike të Republikës së Kosovës. Dhe nëse vetë shteti ynë fillon ta mjegullojë dallimin mes viktimës shqiptare dhe pjesëtarëve të aparatit shtetëror serb qe i ka kryer ato krime, atëherë po i bëjmë shërbimin më të madh narrativës që Serbia e ka ndërtuar me dekada.

E vërteta historike nuk mbrohet me paqartësi. Ajo mbrohet duke e emërtuar qartë agresorin, viktimën dhe përgjegjësinë për krimet!

Më shumë nga Lajme

  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave
  • 15:34Përfundon “Kursi i Avancuar për Lider” në FSK, trajnohen pjesëtarët për detyra udhëheqëse
  • 15:29Kryediplomati i Bosnjës takoi Kurtin në Nju Jork: Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njejta na lidhin më fortë
  • 15:21Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria
  • 15:15Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president