Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, sonte ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Zahaq, ku i shoqëruar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

”Sonte në Zahaq, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj, dëgjuam nga afër shqetësimet e banorëve. Kanale të ujitjes që nuk funksionojnë, mungesë kanalizimi si në pothuajse çdo lokalitet, nevoja për një çerdhe publike dhe një rrethrrotullim pranë shkollës, këto janë kërkesa të drejta që do t’i kthejmë në veprime konkrete.

Rikthimi për Pejën tonë 🫶🏻”, ka shkruar ai.