Kryesia e Aleancës bashkë me Grupin Parlamentar, kanë protestuar sërish para Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë treguar se kanë protestuar në shenjë të pakënaqësisë ndaj bllokimit institucional dhe uzurpimit të hapësirave që i takojnë institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Mesazhi ynë është i qartë: Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura, me institucione të bllokuara dhe me hapësira të uzurpuara”, thuhet në postimin e Aleancës.