Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albulena Haxhiu reagon pasi Deliu-Kodra publikoi një mesazh që tha se ia dërgoi burri i saj

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 22:01
Albulena Haxhiu reagon pasi Deliu-Kodra publikoi një mesazh që tha se ia dërgoi burri i saj

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e publikoi një mesazh që thotë se ia kishte dërguar bashkëshorti i Haxhiut para tetë vitesh, e ku e quante “kriminele”.

Haxhiu është lëshuar në sulme ndaj Deliu-Kodrës, duke thënë se ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Në mesazhin e publikuar nga Deliu-Kodra shkruan “Të fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate qe e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni. Kriminele”.

Kodra-Deliu i është drejtuar Ministres Haxhiu pasi ajo i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është bërë kryetemë për zhvatjen e parasë publike.

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Nagavci: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje për presidentin
  • 17:57Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia jep detaje
  • 17:48Mateo poston këtë FOTO, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen
  • 17:45Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli
  • 17:44Gjini: Sipas informatave të mia Kurti s’do të thërras seancë deri në shtator, nëse LDK është pjesë e kësaj më vjen keq