Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albulena Haxhiu dekreton ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 13:44
Albulena Haxhiu dekreton ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dekretuar disa ligje të rëndësishme, përfshirë edhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Përmes një postimi publik, Haxhiu tha se ligjet e dekretuara prekin fusha të ndryshme që lidhen me jetën e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit.

“Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën”, ka shkruar ajo, duke përmendur edhe ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Ajo theksoi se ligjet kanë vlerë kur ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në forcimin e shtetit.

“Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës”, u shpreh Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Projektligjin për anëtarësimin në Bordin e Paqes më 24 prill, me 103 vota për dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Kosova tashmë është pjesë e iniciativës ndërkombëtare që lidhet me misionin paqeruajtës në Gazë. Më herët, ish-presidentja Vjosa Osmani kishte bërë të ditur në Washington se Kosova është ndër shtetet e para që është zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të forcës ndërkombëtare për sigurinë në Gazë.

Bordi i Paqes është një mekanizëm ndërkombëtar i përbërë nga 27 anëtarë dhe është pjesë e planit të presidentit amerikan Donald Trump për menaxhimin e situatës në Gazë pas armëpushimit

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama - VV'së: Kapuni për dore, merreni Kallxo.com dhe Koha.net të vinë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit t'i shohin lëndët
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje