Ka nisur protesta “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 18-ën natë radhazi.
Protestuesit janë nisur drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Votoni ligjin”, është kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët gjatë marshimit po brohorasin dhe mbajnë pankarta e simbole të UÇK-së.
Njëherësh, edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë sot thirrje deputetëve që, sa më shpejt, të votojnë ligjin për Specialen.