Më shumë se dy orë pas përfundimit të takimit ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ende nuk ka pasur një deklaratë publike nga Abdixhiku apo LDK-ja lidhur me atë që është diskutuar në takim.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar më herët në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar zhvillimet aktuale politike, ndërsa pas përfundimit të tij, palët nuk kanë dhënë detaje për përmbajtjen e bisedës
As Abdixhiku dhe as përfaqësues të tjerë të LDK-së nuk kanë dalë deri më tani para mediave për të sqaruar se cilat kanë qenë temat kryesore të diskutimit apo nëse është arritur ndonjë pajtim për çështjet që po diskutohen mes partive.




