Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përkujtuar 19 vjetorin e protestës së organizuar nga kjo lëvizje, e ku mbetën të vrarë aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladin.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti i ka quajtur dëshmorë të lirisë dhe demokracisë aktivistet Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.
Postimi i plotë:
Si me 10 shkurt 2007, ne qëndrojmë në të drejtën tonë. 19 vjet më parë, në Prishtinë u bashkuan mijëra qytetarë për të kërkuar vetëvendosje, liri me të drejta, pavarësi me sovranitet dhe një shtet demokratik. Ishte kjo vazhdimësi e protestave të brezave të tërë që nuk u pajtuan kurrë me padrejtësinë.
Atë ditë, ne kundërshtuam paqësisht një projekt që cenonte demokracinë, barazinë dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Dhe pikërisht atë ditë, dhuna u përgjigj ndaj kërkesës sonë politike. Vetëm 8 sekonda pasi hedhi sasi të mëdha të gazit lotsjellës, policia ndërkombëtare e UNMIK-ut shkrepi plumba të gomës që morën jetën e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të cilët ranë dëshmorë të rrugës së vetëvendosjes, në marshin drejt Sheshit Skënderbe i cili u bllokua në rrugën “Nëna Terezë”.
