Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albin Kurti: Dallimet që kam me Edi Ramën dhe ndërkombëtarë kanë të bëjnë me qëndrimin karshi Beogradit zyrtar

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 16:48
Albin Kurti: Dallimet që kam me Edi Ramën dhe ndërkombëtarë kanë të bëjnë me qëndrimin karshi Beogradit zyrtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një bashkëbisedim me shqiptarë në Federatën Pan-Shqiptare VATRA në New York në fund të shtatorit, u kishte folur atyre se si ai po përpiqej që t’i “formonte” e “eduktonte” kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe aleatët ndërkombëtarë.

Me Ramën, ashtu si me ndërkombëtarët, Kurti tha se ka dallime përgjithësisht rreth qëndrimit karshi Serbisë.

“Tash, a ka ndonjë dallim? Ka dallime. Unë kam dallime me kryeministrin Rama, kam dallime jo rrallë edhe me partnerët tanë. Por në përgjithësi, mund të them që këto dallime kanë të bëjnë për qëndrimin karshi Beogradit zyrtar. Qaty po dallojmë. Këtu po dallojmë. Nuk mund ta fsheh këtë gjë. Unë përpiqem që t’i informoj e t’i formoj e t’i edukoj me të gjitha aftësitë e mia, por ato nuk janë të pakufishme. Prandaj, dallimet që i kemi, i kemi vetëm sa i përket qëndrimeve dhe qasjeve tona karshi Serbisë”, tha ai, sipas një video të publikuar së fundmi nga Bashkim Berisha.

Kurti ka thënë se dallimet, qoftë me Tiranën zyrtare, qoftë me partnerët dhe aleatët auro-amerikanë, “shpeshherë kanë të bëjnë veçse karshi Beogradit”.

“Ne s’bëjmë asnjë gjë nga mllefi e për inat, por për hir të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.Ai shprehej se kjo nuk është pengesë për “të ecur përpara”.Ndërsa ka përmendur nismën e Ballkanit të Hapur, Kurti ka thënë se “nuk është që s’po pajtohen këta me Qeverinë e Republikës së Kosovës, por po merr ca kohë kjo punë”.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut
  • 22:55Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas komenteve anti-Kosovë në Beograd
  • 22:44Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor