Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ka shprehur gatishmërinë e tij që të merr pjesë si organizator, bashkëorganizator apo cilido pozicion qoftë, në mbledhjen e mjeteve financiare për t’iu dalur në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet në vend.
“Qysh po shihet, reshjet e medha te shiut kane me lane probleme ekonomike per shume familje ne zona te ndryshme te Kosoves, ne menyre te vecante ne Drenice, Dukagjin etj. Sikur edhe ne te kaluaren, po edhe tash jam i gatshem te marr pjese si organizator, bashkeorganizator, a ckado, ne ndonje ngjarje qe do te grumbullonte mjete ne ndihme te familjeve te prekura”, tha ai. Spahiu tha se organizimi do të duhej të ishte ne koordinim institucional, komunal dhe grumbullimin do të duhej ta bënin ata, pjesën tjetër ne! “Si gjithmone, po flas duke e dite qe edhe shume artist, sportist etj, do ti bashkangjiteshin nje oranizimi te tille! Tash per tash, me lutje Zotit qe demi te jete sa ma i vogel! Pra jena bashke, si gjithmone!”, shtoi ai.
