Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aktakuzë ndaj shtetasit turk që theri për vdekje vajzën 15 vjeçe, Prokuroria jep detaje tronditëse

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 11:38
Aktakuzë ndaj shtetasit turk që theri për vdekje vajzën 15 vjeçe, Prokuroria jep detaje tronditëse

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.G., (shtetas turk), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht vajzën e tij, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima Sh.G., dhe e dëmtuara A.R.

I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë.

Prokuroria bën të ditur se në momentin kur viktima Sh.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij.

“I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë.

Pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., ka arrinë ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë.

Ndërkaq, si pasojë e plagëve të marra, viktima Sh.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri M.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria: Vrasja në Suharekë nisi për një parking, i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje edhe në Zvicër

Prokuroria: Vrasja në Suharekë nisi për një parking, i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje edhe në Zvicër

16:19
Operacioni “Heshtja”, Prokuroria: Do të kërkohet paraburgim për të arrestuarin e fundit, dyshohet për narkotik

Operacioni “Heshtja”, Prokuroria: Do të kërkohet paraburgim për të arrestuarin e fundit, dyshohet për narkotik

10:40

Më shumë nga Lajme

  • 23:21KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës
  • 22:56Ramadani: Buxheti 2027 nuk e çon sektorin e sigurisë në një nivel tjetër, mungojnë investimet për FSK-në
  • 22:55Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen
  • 22:54Valon Syla hedh dyshime: Thuhet se dikush nga PDK ka shtuar paragrafë jashtë dakordimit me BE në ligjin për Specialen
  • 22:36Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe