Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është caktuar seanca fillestare për rastin e skandalin për rezervat shtetërore, ku e akuzuar është ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka thënë se kjo seancë është caktuar për datën 10 dhjetor, ku do të fillojë në ora 09:30.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, ka thënë Gashi.