Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aktakuza ndaj Mujkës dhe Muzliukajt, Haxhiu: U njoftova nga zëdhënësi, VV do ta trajtojë këtë rast, do të interesohet

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 14:41
Aktakuza ndaj Mujkës dhe Muzliukajt, Haxhiu: U njoftova nga zëdhënësi, VV do ta trajtojë këtë rast, do të interesohet

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është pyetur nga gazetarët për aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale ndaj bashkëpartiakut të saj, Faruk Mujka, si dhe Hysen Muzliukajt, që po dyshohen për keqpërdorim të detyrëz zyrtare.

Ish-ministrja e Drejtësisë tha se nuk ka shumë informacion për këtë rast, por premtoi se partia e saj “do të interesohet” për rastin dhe do të dalë me qëndrim.

“Derisa isha duke ardhur në konferencë u njoftova nga zëdhënësi i Vetëvendosjes për këtë. Nuk kam më tepër informacione dhe nuk mund të flas përderisa s’kam informacione. Prandaj, duke qenë se kjo konferencë është për një temë tjetër, unë ju kisha lutur që ta mbajmë këtu dhe çështje që ndërlidhen me këtë. Natyrisht që Vetëvendosje do ta trajtojë këtë rast, do të interesohet. Ju e dini që menjëherë kam pasë qëndrime në raste, ta zëmë, për Rozeta Hajdarin, për ministrin Faton Pecin, sepse i kemi parë çështjet, lëndët, pretendimet e prokurorisë. Por, për këtë çështje, unë s’kam më shumë info, ose drejtoheni te zoti Mujka ose prisni derisa të kemi më shumë informacion”, tha ajo në konferencën e sotme për media nga Kuvendi.

Mujka dhe Muzliukaj dyshohet se sa ishin zyrtarë të komunës së Mitrovicës së Jugut, i kanë shkaktuar dëm Agjencisë Kosovare të Privatizimit 125 mijë e 100 euro. Mujka ka qenë nënkryetar, ndërsa Muzliukaj drejtor i kadastrës në kohën kur Agim Bahtiri ishte kryetar komune.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin