Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të keqpërdorimit tē detyrës zyrtare.
Në mesin e të arrestuarve është ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku.
Po ashtu të arrestuar janë edhe një numër zyrtarësh të tjerë, Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti.
