Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion në Prizren: Kontrollohen 21 parkingje, zbulohen shkelje të shumta

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 11:42
Aksion në Prizren: Kontrollohen 21 parkingje, zbulohen shkelje të shumta

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, zhvilloi një aksion inspektimi në 21 parkingje të qytetit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit, aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

Gjatë kontrollit u evidentuan këto shkelje:

Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk lëshohej kupon fiskal; U identifikuan 9 punëtorë të paregjistruar; 5 parkingje nuk posedonin arka fiskale; 2 biznese ishin të paregjistruara; 2 biznese operonin pa kontrata qiraje. Tutje thuhet se Administrata Tatimore do të ndërmarrë veprimet procedurale sipas kompetencës, ndërsa Policia do të vazhdojë procedurat ligjore për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë luftimin e krimeve ekonomike dhe ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë ligjin për një ambient të drejtë dhe të ligjshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit
  • 11:43Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje
  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 11:00Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn: Është me inteligjencë artificiale, do ta denoncoj Vudi Xhymshitin
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit