Prokuroria Themelore në PRishtinë dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për aksionin e koduar “Bregdeti”, i cili ka përfunduar me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e mbi 76 kilogramëve marihuanë.
Po ashtu janë konfiskuar edhe një armë zjarri, dy vetura, një kamion, një telefon dhe 2950 euro.
Lidhur me këtë aksion është kryer bastisje edhe në dy lokacione ku janë gjetur 4kg marihuanë, dy vetura, 2 telefonë dhe një armë me gas.
Tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë Prishtinë, edhe të njësive tjera mbështetëse, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, në lidhje me rastin e koduar “Bregdeti” me datën 21.01.2026 rreth orës 23:00 afër pikëkalimit kufitar në Merdare është ndaluar i dyshuari H. S. i cili ishte duke e drejtuar një kamion me targa vendore dhe gjatë kontrollit në kamion janë gjetur të fshehura 68 (gjashtëdhjetë e tetë) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë (shtatëdhjetë e gjashtë kilogramë e 800 gramë) .
Ndërkaq është realizuar edhe urdhër kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, në asistencë të njësisë së NJRSH-së, dhe gjatë kontrollit janë gjetur:
1 (një) armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm,
2 (dy) vetura,
1 (një) kamion,
