Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidenti tragjik në Luksemburg, tre nga viktimat dyshohet se janë shqiptarë

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 14:19
Aksidenti tragjik në Luksemburg, tre nga viktimat dyshohet se janë shqiptarë

Një aksident tragjik mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet edhe më i rëndë pasi tre nga këta viktima dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas informatave bëhet fjalë për tre të rinj, 19 dhe 21 vjeç.

Deri më tani, institucionet e rendit në Belgjikë nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të hënën (1 shtator) rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë.

Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht. Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

Një zëdhënës i CGDIS konfirmoi të martën se në aksident nuk ishin të përfshirë persona të tjerë.

Autoritetet e Diekirch kanë nisur procesin e identifikimit të viktimave, por ende nuk janë bërë publike të dhëna mbi moshën, gjininë apo identitetin e tyre./Klankosova

Më shumë nga Lajme

  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji
  • 22:56Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
  • 22:49Sadriu-Lushaku me kritika për VV-në: Negociatat nuk janë shou mediatik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”