Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut.
Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Në aksident është përfshirë një katërçikletë ku si pasojë e aksidentit, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.“Sot me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik, në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë, si pasojë e aksidentit vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë gjithashtu edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML-Prishtinë, për obduksion”, deklaroi Policia



