Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Dollc të Klinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale duken të konsiderueshme dhe të dy automjetet janë dëmtuar rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët po merren me menaxhimin e situatës dhe sigurimin e zonës.
Deri në këto momente, policia nuk është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.