Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Cercë në aksin rrugor Istog – Vrellë.
“DEMOS” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku dhe raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin gazeta ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigjje.