Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të KKZ- Raportohet se njëri është në gjendje kome

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 12:18
Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të KKZ- Raportohet se njëri është në gjendje kome

Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku të përfshirë kanë qenë pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor.

‘‘Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në qytetin tonë. Me zemër të rënduar, lutemi që gjendja e tyre të stabilizohet sa më shpejt dhe që të gjithë të kthehen shëndoshë pranë familjeve të tyre. Kam pasur nderin të punoj me këta njerëz, profesionistë, të përkushtuar, të ndershëm e me shpirt pune dhe kjo ngjarje më ka prekur thellë. Këto momente na kujtojnë sa e brishtë është jeta, sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka, dhe sa shumë duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin përtej çdo detyre apo përkatësie. Shërim të shpejtë për secilin prej tyre. Lutje për shëndet, forcë e jetë për të gjithë të përfshirët!’’, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Jakupi, përmes një postimi tjetër të bërë pak më parë, ka thënë edhe se sipas informatave që ka ai, njëri nga të lënduarit është në gjendje kome.

‘‘Sipas informatave të fundit, një prej tyre është ende në gjendje kome, një tjetër sapo ka dalë nga operimi, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim për lëndimet që kanë pësuar. Ferizaji sot lutet bashkë. Lutet për shërim, për jetë, për kthim të shpejtë e të sigurt pranë familjeve të tyre. Zoti ju ruajtë e ju japë forcë në këtë betejë!’’, ka shkruar ai.

aksident

Të ngjashme

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime

21:49
Aksident në Fier, një person përfundon në spital

Aksident në Fier, një person përfundon në spital

18:57
Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

19:20

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Daut Haradinaj për kolonelin e NATO-s që u shpall “Qytetar Nderi i Deçanit”: Largësia dhe koha nuk na largojnë nga miqtë
  • 21:41Kajtazi: Kosova do duhej të reagonte para shpalljes së aktgjykimit
  • 21:37Due në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë, të zbatohen marrëveshjet
  • 21:34Topalli: Reagimi i pushtetit dhe kërkesat për Republikë ndikuan në përhapjen e demonstratave të vitit 1981
  • 21:34Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim