Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Topalli: Reagimi i pushtetit dhe kërkesat për Republikë ndikuan në përhapjen e demonstratave të vitit 1981

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 21:34
Topalli: Reagimi i pushtetit dhe kërkesat për Republikë ndikuan në përhapjen e demonstratave të vitit 1981

Ish-veprimtari Faton Topalli vlerëson se demonstratat e 11 dhe 26 marsit të vitit 1981 në Kosovë nuk mund të cilësohen si të panevojshme, duke argumentuar se ato kishin prapavijë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka kundërshtuar vlerësimet se këto ngjarje, të cilat i ka cilësuar si ndër më të rëndësishmet pas Luftës së Dytë Botërore, ishin të panevojshme.

“Shiko, vlerësimi është i gabuar se është i panevojshëm, sepse duhet me i pasë parasysh prej kujt vjen dhe cila është prapavija e kësaj. Pra, në qoftë se kanë qenë të panevojshme, i bie që krejt këta që gëzu për Republikë kanë pasë një politikë të gabuar, sepse ideja e kësaj është që Lidhja Komuniste e Kosovës ka pasë një politikë të drejtë që ka menduar që me avancu çështjen shqiptare në mënyrë evolutive”, ka deklaruar Topalli.

Ai ka argumentuar se demonstratat kishin arsye konkrete, duke përmendur gjendjen ekonomike të Kosovës, pozitën e shqiptarëve dhe dënimet me burg të njerëzve për bindjet dhe veprimtarinë e tyre.

“Por ka pas nevojë, se Kosova ka qenë 40 apo 48 për qind nën mesataren jugosllave. Kosova dhe shqiptarët kanë qenë të ndamë brenda tri republikave, njerëzit na janë dënuar nëpër burgje. Ka edhe shpjegim shkencor pse shpërthejnë, qysh shpërthejnë ngjarjet e tilla”, është shprehur ai.

Topalli ka folur edhe për raportin mes zhvillimit ekonomik dhe rritjes së vetëdijes kombëtare. Sipas tij, shpërthimi i demonstratave në një periudhë të zhvillimit ekonomik të Kosovës nuk ishte i pashpjegueshëm, pasi rritja ekonomike mund të shoqërohet edhe me rritjen e vetëdijes shoqërore dhe kombëtare.

“Këta kanë thënë: qysh është e mundur që në hovin më të madh të zhvillimit ekonomik në Kosovë të shpërthejnë ngjarjet e tilla? Sociologjia e shpjegon që pikërisht në zhvillime më të mëdha ekonomike ngritët vetëdija kombëtare. Po e lidhi pak edhe me marsin, sepse sistemi marksist ka qenë në atë kohë që vetëdija shoqërore rritet me rritjen ekonomike. Pra, baza materiale e përcakton vetëdijen shoqërore”, ka thënë Topalli.

I pyetur për lidhjen mes gjendjes ekonomike dhe protestave, ai është pajtuar se pakënaqësitë shoqërore nuk shpjegohen vetëm përmes varfërisë, por edhe përmes vetëdijes dhe pritshmërive të njerëzve.

“Sigurisht. Kështu që shpërthimi i demonstratave në një kohë të tillë është, nga aspekti i sociologjisë dhe shkencës politike, shumë i shpjegueshëm. Ashtu ndodh, nuk është diçka e veçantë, nuk është se po ndodh veç në Kosovë. Në Zvicër, në Gjermani, në shtetet shumë të zhvilluara ndodhin protesta të studentëve. Pse? Sepse gjendja ekonomike, kanë probleme me varfërinë. Kjo ka shpjegim sociologjik”, ka deklaruar ai.

Duke folur për mënyrën se si u përhapën demonstratat e vitit 1981, Topalli ka përmendur teorinë e “shkëndijës”, sipas së cilës një ngjarje mund të nxisë protesta masive kur shoqëria tashmë përballet me pakënaqësi dhe tensione të akumuluara.

Ai ka thënë se në Kosovë rol të rëndësishëm patën dy momente, demonstrata e 11 marsit dhe ajo e 26 marsit, duke veçuar kërkesat për Republikë dhe reagimin e pushtetit.

“Por është edhe një teori e Shkëndijës. Teoria e Shkëndijes, në kushte të tilla kur ka një situatë të acaruar, mjafton një shkëndijë e vetme për me ngjallë revolucione. Kjo shkëndija e vetme te ne kanë qenë dy shkëndija, e 11 marsit, e cila ka kaluar më lehtë, kurse kjo e 26 marsit ka qenë më momentale, për shkak se janë shtru kërkesat për Republikë, por edhe reagimi i pushtetit ka qenë i tillë që ka ngjallur shumë zemërim dhe ka ndikuar që të organizohen demonstrata të tilla diku me gjysmë organizimi, diku më pak organizim, në shumicën e qyteteve të Kosovës”, ka deklaruar Topalli.

Për ta ilustruar këtë teori, ai ka sjellë shembuj edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur Pranverën Arabe dhe protestat që pasuan vdekjen e George Floydit në Shtetet e Bashkuara.

“Du me marrë dy shembuj për me shpjegu se çka do të thotë roli i shkëndijës. Du me përmend shembullin e Pranverës Arabe. Është Mohamed Bouazizi, në vitin 2010 në Tunizi, ai e vret veten, e ndez veten për shkak se pushteti i atëhershëm i Tunizisë e rrah, e keqtrajton; në shenjë proteste e ndez veten. Ai nuk ka qenë i organizuar, ka qenë protestë e një njeriu. Shkakton protesta masive në Tunizi, në Egjipt, në Siri, në Libi, bien regjimet e asaj kohe. Është një shkëndijë, vetëm një shkëndijë e vetme”, ka thënë Topalli.

topallirepublikëdemonstratave

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Valon Syla thotë se në zgjedhjet e ardhshme listës së PDK-së mund t’i prijë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi
  • 22:21Deputetët polakë votojnë për lehtësimin e kufizimeve ndaj abortit
  • 22:20Parandalohet kontrabanda e kafshëve në Kamenicë, ikën shoferi
  • 22:17ShBA në KS të OKB-së: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë, dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet
  • 22:13Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel