Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë është përmbysur në rrugë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Klankosova tregojnë automjetin e përmbysur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Media ka kontaktuar Policinë por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar se a ka persona të lënduar.
