Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AKK i reagon ministrit Murati: Rritja e buxhetit të komunave është vetëm nominale

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 16:35
AKK i reagon ministrit Murati: Rritja e buxhetit të komunave është vetëm nominale

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave Hekuran Muratin në mënyrën se si është paraqitur rritja e buxhetit të komunave për vitin 2027.

Në një deklaratë për IndeksOnline, Ibrahimi ka thënë se rritja e prezantuar prej 40.3 milionë eurosh nuk paraqet domosdoshmërisht financim shtesë në këtë vlerë për komunat.

“Nuk mund të flitet për rritje substanciale të buxhetit komunal duke përmendur vetëm diferencën nominale prej 40.3 milionë eurosh”, ka deklaruar Ibrahimi.

Sipas tij, buxheti i komunave pritet të rritet nga 867.65 milionë euro në vitin 2026 në 907.94 milionë euro në vitin 2027, apo për 40.29 milionë euro. Megjithatë, financimi neto shtesë nga niveli qendror është rreth 31 milionë euro.
“Financimi neto shtesë nga niveli qendror është rreth 31 milionë euro. Vetëm hendeku i mundshëm në arsim arrin në 32.8 milionë euro”, ka thënë ai.

Shqetësim për AKK-në paraqet edhe shkurtimi i granteve specifike. Granti për Arsim për vitin 2027 është planifikuar të jetë 261.47 milionë euro, nga 270.27 milionë euro sa ishte në vitin 2026, pra 8.8 milionë euro më pak. Ndërkohë, Granti për Shëndetësi shkurtohet për rreth 1.91 milionë euro.

Sipas vlerësimeve të AKK-së, mungesa ekzistuese e financimit në arsim është rreth 24 milionë euro. Nëse kësaj i shtohet edhe shkurtimi prej 8.8 milionë eurosh për vitin 2027, hendeku i mundshëm financiar në arsim mund të arrijë në rreth 32.8 milionë euro.

Ibrahimi ka ngritur shqetësime edhe për ndikimin e inflacionit në buxhetet komunale.

“Nëse norma aktuale e inflacionit prej 6.5% vazhdon edhe gjatë vitit 2027, komunat mund të pësojnë rënie reale të fuqisë blerëse prej rreth 15.1 milionë eurosh”, ka deklaruar ai.

Sipas dokumentit të AKK-së, rritja nominale e buxhetit komunal është 4.64 për qind, ndërsa inflacioni vjetor i regjistruar në korrik 2026 është 6.5 për qind. Nëse kjo normë vazhdon, rritja nominale do të eliminohej dhe komunat do të pësonin rënie reale të fuqisë blerëse.

“Rritja e paraqitur është nominale. Nëse inflacioni dhe obligimet e pambuluara vazhdojnë në nivelet e analizuara, komunat rrezikojnë të kenë më pak fuqi reale financiare për investime dhe shërbime për qytetarët”, ka thënë Ibrahimi.

Në përfundim, AKK ka kërkuar nga Ministria e Financave sqarime për shkurtimet në arsim dhe shëndetësi, mbulimin e mungesës së financimit dhe shumën që realisht do t’u mbetet komunave për investime dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

“Komunat nuk kanë nevojë për shifra nominale. Ato kanë nevojë për financim të mjaftueshëm, të drejtë dhe të qëndrueshëm për ushtrimin e kompetencave që ua garanton ligji”, përfundon reagimi i AKK-së.

milionëeurokomunave

Të ngjashme

MINT: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes Kosovë–EFTA, hap i rëndësishëm për ekonominë

MINT: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes Kosovë–EFTA, hap i rëndësishëm për ekonominë

20:30
Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

08:46
1.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja

1.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja

14:45
I dëmtuari thotë se i dërgoi Shehollit rreth 200 mijë euro pas shantazhit për publikimin e një videoje

I dëmtuari thotë se i dërgoi Shehollit rreth 200 mijë euro pas shantazhit për publikimin e një videoje

20:21

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret