Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AGK dhe shoqëria civile në mbrojtje të redaktorëve të RTK-së: Të anulohet vendimi për largimin nga moderimi

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 17:46
AGK dhe shoqëria civile në mbrojtje të redaktorëve të RTK-së: Të anulohet vendimi për largimin nga moderimi

Organizatat kryesore të shoqërisë civile në Kosovë, përfshirë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë shprehur solidaritet të plotë me gjashtë redaktorët e larguar nga ekranet e RTK-së, duke e quajtur vendimin “arbitrar dhe antiligjor”.

Sipas tyre, ky veprim përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pavarësinë e transmetuesit publik.

“Largimi i redaktorëve vjen pas kritikave të tyre për vonesat në paga dhe pas përballjeve të hapura me përfaqësues të pushtetit në emisionet që kanë moderuar,” thuhet në reagimin e përbashkët.

Organizatat kërkojnë nga menaxhmenti i RTK-së të anulojë menjëherë vendimin dhe të garantojë kushte të lira e profesionale për punën e gazetarëve.

Postimi i plotë:

Organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, qëndrojnë në solidaritet të plotë me gjashtë redaktorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) pas njoftimit se janë larguar nga moderimi i magazinave informative që kanë drejtuar.

Sipas njoftimit të gazetarëve Blerta Foniqi-Kabashi, Meneta Zekaj-Nushi, Jehona Zhitia, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa dhe Valon Bajrami ata “janë larguar në mënyrë arbitrare dhe antiligjore”.

Ne konsiderojmë që ky vendim përbën ndërhyrjen e radhës në pavarësinë e transmetuesit publik, dhe është bërë pak kohë pasi këta redaktorë kanë sfiduar me pyetje në emisionet e tyre përkatëse njerëz të pushtetit, dhe pasi kanë ngritur zërin e tyre për vonesat tre javore të pagave.

RTK është ballafaquar me ndërhyrje të vazhdueshme politike ndër vite, dhe në vitet e fundit edhe me shkurtim të buxhetit dhe ndërhyrje politike nëpërmjet emërimeve në menaxhment.

Ne kërkojmë nga menaxhmenti i RTK-së që të anulojë vendimin për largimin e redaktorëve nga ekrani televiziv, dhe çdo ndryshim në të ardhmen të bëhet në dialog me redaktorë dhe duke respektuar kontratat e punës.

Transmetuesi publik ka rol të rëndësishëm për informim të publikut dhe gazetarët, redaktorët dhe pjesa tjetër e stafit të RTK-së duhet të lejohen të punojnë pa presion politik dhe financiar.

Organizatat e shoqërisë civile çmojnë guximin e redaktorëve për të sfiduar publikisht vendimet arbitrare dhe cenzuruese, dhe u ofrojnë përkrahje në ndjekjen e rrugëve ligjore për të anuluar vendimin që i largon ata nga ekrani televiziv.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës Flutura Kusari OJQ Pishtarët Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) Rrjeti i Grave të Kosovës Lëvizja FOL Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Instituti i Kosovës për Drejtësi Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë Community Building Mitrovica CEL Kosova Democracy Plus (D+) Kosova – Women 4 Women Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) YMCA Movement ÇOHU/Preportr Instituti Sekhmet Instituti Demokratik i Kosovës Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS.

Më shumë nga Lajme

  • 22:51Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!
  • 22:26Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
  • 22:18Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë
  • 22:10Ledri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
  • 22:02Veterani Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima dhe burrështetas