Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agjencia e Ushqimit ndalon importin mbi 1 mijë litra vaj ulliri të pasigurt nga Shqipëria

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 16:35
Agjencia e Ushqimit ndalon importin mbi 1 mijë litra vaj ulliri të pasigurt nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të parregullsive gjatë kontrollit në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas njoftimit, ndalimi është bërë pas shqyrtimit të lëndës me nr. aplikacioni PIKF297960/2026, të datës 18.02.2026, nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar. Produkti ishte destinuar për tregun e Kosovës dhe vinte nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri.

Gjatë kontrollit fizik, inspektorët kanë konstatuar se vaji i ullirit nuk posedonte të dhënat e nevojshme në deklaracionin e mallit. Për më tepër, është vërejtur se produkti ishte transportuar në kushte jo të përshtatshme higjienike dhe në të njëjtin mjet me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke rritur rrezikun potencial për kontaminim.

Bazuar në Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret në fuqi për sigurinë ushqimore, autoritetet kanë vlerësuar se produkti në fjalë është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për konsum, duke mos lejuar hyrjen e tij në territorin e Kosovës.

AUV thekson se do të vazhdojë monitorimin e rreptë të produkteve ushqimore në të gjitha pikat kufitare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Më shumë nga Lajme

  • 22:32“Shqiptarët e Luginës ishin shënjestra kryesore”, Kamberi flet për ndryshimet në Serbi
  • 22:29Lushaku kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Një fëmijë pa nanë përjetë, e dikush nuk pranon të mbetet pa post!
  • 22:13Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi pranuar ankesë nga viktima
  • 22:12“Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”- Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ka kërcënuar edhe policët
  • 21:45Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar