Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi pranuar ankesë nga viktima

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 22:13
Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi pranuar ankesë nga viktima

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të reflektojnë për veprimet që kanë ndërmarrë dhe përgjegjësitë që kanë pasur për të parandaluar raste të tilla.

Qelaj ka thënë se përtej deklaratave të zakonshme të tronditjes, institucionet duhet të shqyrtojnë nëse kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

“Përtej asaj që është bërë retorikë e zakonshme duke treguar se sa të tronditur jemi, mendoj që e para që duhet të bëjmë kur ndodhin raste të tilla është që të reflektojmë se çfarë kemi bërë, cilat kanë qenë veprimet tona në kuadër të kompetencave e përgjegjësive që kemi për t’i shmangur raste të tilla”, ka deklaruar Qelaj në Dukagjin.

Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi Policinë dhe sistemin e drejtësisë, si autoritetet drejtpërdrejt përgjegjëse për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, por ka shtuar se as pjesa tjetër e strukturës shtetërore nuk përjashtohet nga përgjegjësia, përfshirë institucionin e Avokatit të Popullit.

Qelaj ka thënë se, sipas tij, nuk ka pranuar më parë ndonjë ankesë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, por ka theksuar se në raste të ndjeshme angazhohet për të parë se çfarë informacioni ka institucioni që drejton.

“Unë, me sa e di, nuk na ka shkruar kurrë. Nuk arrij t’i mbaj mend të gjithë ankuesit, por kur ka raste të ndjeshme, menjëherë angazhohem për të parë se çfarë kemi për rastin. Nuk them se, po të ishte adresuar te ne, do të ndryshonte rasti, por besoj fuqishëm se të gjitha hallkat e shtetit duhet të shohin nëse kanë bërë mjaftueshëm për t’i parandaluar raste të tilla, që fatkeqësisht janë raste të përsëritura”, është shprehur ai.

Gjatë diskutimit, Avokati i Popullit ka folur edhe për përmasat e dhunës në familje në Kosovë, duke thënë se numri i rasteve të raportuara nuk e paraqet domosdoshmërisht të gjithë realitetin, pasi një pjesë e dhunës mbetet e paraportuar.

“Ajo që e shpërfaqin statistikat është vetëm një pjesë. Kemi mbi 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje të raportuara dhe mund të ketë edhe më shumë brenda mureve që nuk raportohen. Por mekanizmat kanë dështuar”, ka deklaruar Qelaj.

kemipopullitarlinda

Të ngjashme

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

23:21
Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: Vetëm 10 minuta të flas me familjen

Raportohet se është lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: Të flas me familjen

22:53
“Vrasje për së dyti”, Musliu kritikon ashpër Donika Gërvallën për deklaratën për Arlinda Zekajn

“Vrasje për së dyti”, Musliu kritikon ashpër Donika Gërvallën për deklaratën për Arlinda Zekajn

18:26
EULEX del me reagim pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt

EULEX del me reagim pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt

16:08

Më shumë nga Lajme

  • 22:32“Shqiptarët e Luginës ishin shënjestra kryesore”, Kamberi flet për ndryshimet në Serbi
  • 22:29Lushaku kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Një fëmijë pa nanë përjetë, e dikush nuk pranon të mbetet pa post!
  • 22:12“Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve”- Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ka kërcënuar edhe policët
  • 21:45Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
  • 21:13Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal që u kërkua tërheqja e Ligjit për Specialen