Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas rezultateve të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 28 dhjetor.
Veliu ka thënë se “humbjet radhazi nuk janë rastësi”, ndërsa ka listuar edhe disa kërkesa.
Postimi i plotë:
Humbjet radhazi nuk janë rastësi. Ato janë verdikt i qartë politik. Mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë.
Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor. Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj.
Kërkoj publikisht dhe pa ekuivoke:
Askush nuk është mbi partinë. Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja.
Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.