Gjatë ditës së sotme Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë.
Për këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Kurtit vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.