Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se votat në Kuvend janë të mjaftueshme për konstituimin e tij dhe për formimin e Qeverisë, ndërsa çështja e presidentit kërkon dakordim me partitë opozitare.
“Votat janë për konstituimin e Kuvendit, janë edhe për Qeveri. Aty ku s’janë votat është për president. Kjo na detyron me u ul dhe me bisedu me partitë opozitare që me gjet zgjidhje. Presidenti është çështje që i ngarkon të gjithë, jo veç një subjekt politik”, tha Abrashi në emisionin Gazeta të Kanal10.


