Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku njofton ambasadorët QUINT-it pas vendimit të Supremes: Presim mbështetje ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 18:47
Abdixhiku njofton ambasadorët QUINT-it pas vendimit të Supremes: Presim mbështetje ndërkombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka njoftuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme, ku theksohet se Ministrave që janë zgjedhur deputetë u ka përfunduar mandati me përfundimin e mandatit të Qeverisë dhe se s’ka ndonjë autorizim “nënkushtetues përkatësisht publik për të ushtruar funksione të tilla për llogari të Republikës së Kosovës”.

Abdixhiku ka thënë se LDK pret edhe mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe ligjshmërisë në Kosovë.

“Nesër, LDK do ta dorëzojë këtë vendim zyrtarisht në Prokurori. Një dëshmi më shumë. Një aktgjykim tashmë i formës së prerë. Nga ata që nuk dinë nëse janë ministra apo deputetë, nuk presim asgjë. Por nga Prokuroria e Kosovës, presim veprim. Ky shtet dhe kjo shoqëri i paguan, i mirëmban dhe, mbi të gjitha, u beson mbrojtjen e ligjit. Le të ketë drejtësi për të gjithë. Kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Supremja e ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje, Hekuran Muratit, për punën e arkave fiskale. Sipas vendimit të Supremes, Ligji për Qeverinë, përkatësisht nenet 28 dhe 29 e përcaktojnë qartë se mandati i Qeverisë së Kosovës përfundon me përfundimin e mandatit katër vjeçar të Kuvendit dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre deputet.

Gjykata Supreme në këtë vendim ka vlerësuar se ministri në detyrë që ka vendosur nënshkrimin e udhëzimit administrativ, në këtë rast Murati, i ka përfunduar mandati me përfundimin e mandatit të Qeverisë dhe s’ka ndonjë autorizim “nënkushtetues përkatësisht publik për të ushtruar funksione të tilla për llogari të Republikës së Kosovës”.

Në Aktgjykim theksohet se në kufizimet e Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryej vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara të Planti vjetor të punës së Qeverisë dhe në Ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore të reja

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit