Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur takimin me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, e cila që nga orët e para të ditës është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Pamjet e takimit me Osmanin i ka nxjerr Presidenca.

Osmani këto takime po i mban për të arritur deri të një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit e cila tash e sa muaj e ka bllokuar jetën institucionale në Kosovë.