Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 12:53
IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për rritje të rasteve me fruth në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara më 24 gusht, nga 16 prilli deri më 24 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 147 raste me fruth, numër që është më shumë se dyfishi i rasteve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025. Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar 10 raste të reja.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 49 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 35, Ferizaj me 13, Obiliqi me 9, Lipjani me 8 dhe Kaçaniku me 7 raste.

Ndërkohë, Vushtrria dhe Shtimja kanë nga 4 raste, Skenderaj dhe Drenasi nga 3, ndërsa Gjilani, Gjakova, Shtërpca dhe Deçani nga 2 raste. Nga një rast është raportuar në Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.

IKShPK ka bërë të ditur se gjatë tri javëve të fundit ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve kanë intensifikuar aktivitetet. Si rezultat, me vaksinën MMR janë vaksinuar 504 fëmijë të cilët kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë apo konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKShPK gjithashtu u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt.

Sipas institutit, vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e fruthit, kufizimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

rasteikshpkfundit

Të ngjashme

E ardhmja e Alvarez, ky është lajmi i fundit nga Sanja

E ardhmja e Alvarez, ky është lajmi i fundit nga Sanja

20:17
Me nderime të larta shtetërore i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu

Me nderime të larta shtetërore i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu

17:16
Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks në Morinë, kolona të gjata drejt Shqipërisë

Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks në Morinë, kolona të gjata drejt Shqipërisë

13:28
Policia shqiptoi rreth 2000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia shqiptoi rreth 2000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

10:24

Më shumë nga Lajme

  • 13:29Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë
  • 13:10Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi
  • 13:08Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
  • 12:46Dogana sekuestron mbi 2 mijë e 500 pako barnash pa banderola RKS, vlera mbi 20 mijë euro
  • 12:34Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme