Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për emërime të reja në disa nga pozitat më të rëndësishme organizative të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të brendshëm.
Sipas vendimit të bërë publik, Ilir Ferati është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, me përgjegjësi për drejtimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese.
Ndërkohë, Sokol Haliti është caktuar Sekretar për Mërgatë, rol që synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe përfshirjen e saj në zhvillimet politike në vend.
