Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së sonte u prit me plotë entuziazëm në Obiliq,shkruan Demos.
Abdixhiku deklaroi nga Obiliqi se LDK në Obiliq ka ndërtuar, ka punuar dhe ka dëshmuar me rezultate konkrete.
Më tej ai prezantoi kandidatin për kryetar nga kjo parti Xhafer Gashin, dhe ekipin e tij për Kuvendin Komunal të Obiliqit.
”Në Obiliq, me Xhafën, me të parën! 🔥
Në një atmosferë të zjarrtë, me energji e entuziazëm qytetar, prezantuam kandidatin tonë për kryetar, Xhafer Gashin, dhe ekipin e tij për Kuvendin Komunal të Obiliqit.
LDK në Obiliq ka ndërtuar, ka punuar dhe ka dëshmuar me rezultate konkrete. Me Xhafën në krye, ky qytet ka ndryshuar faqen e vet; me investime, me zhvillim, me punë të përditshme në shërbim të qytetarëve.
Sot, Obiliqi e di mirë kush është garancia e punës së mirë dhe e së ardhmes së sigurt. LDK është rruga e stabilitetit, e ligjit dhe e zhvillimit.
Me 12 tetor, bashkë për fitoren e radhës! LDK, me Xhafën, me të parën!”, deklaroi Abdixhiku.