Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku mban takim me 84 nëndegët e LDK-së në diasporë: Ejani masivisht më 28 dhjetor, na pret një betejë e madhe

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 21:05
Abdixhiku mban takim me 84 nëndegët e LDK-së në diasporë: Ejani masivisht më 28 dhjetor, na pret një betejë e madhe

Abdixhiku u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë masivisht më 28 dhjetor, duke theksuar se diaspora ka luajtur rol kyç edhe në zgjedhjet lokale të fundit.

Ai ka shtuar se vota e tyre është e rëndësishme për ndryshimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Larg në distancë, afër në qëllim.

Sonte, me 84 nëndegët tona në Mërgatë, pata një takim online që më dha energji e besim për fundin e këtij viti politik.

“Ju faleminderit që mbajtët fjalën” – ishin fjalët që i dëgjova më së shpeshti nga ta. Dhe aty e kupton se sa drejt po ecim. Kur e mban fjalën, njerëzit vijnë pas; kur e mban fjalën, besimi bëhet shtyllë e pathyeshme; kur e mban fjalën, rruga e fitores hapet vetë.

“Ejani masivisht më 28 dhjetor” – ishte kërkesa ime për ta. Dhe unë e di që do të vijnë. Sepse Mërgata gjithmonë vjen kur bëhet fjalë për Kosovën.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Mërgata e vendosi LDK-në forcën e parë politike. Dhe këtë herë, Mërgata do të vijë sërish; me zemër, me përgjegjësi, me vullnet për ndryshim. Sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë i mungon vendit, çfarë meriton Kosova dhe pse duhet të bëhemi bashkë.

Na pret një betejë e madhe.

Na pret një ditë që vendos drejtim.

Na pret një moment ku fjala jonë bëhet votë dhe vota bëhet ndryshim.

Veprimtarë në mërgatë, ju faleminderit për angazhimin.

Tani, le ta bëjmë së bashku fitoren e 28 dhjetorit.

Më shumë nga Lajme

  • 16:58U shpall ‘non grata’ nga Shqipëria, reagon Hoxha: Kam qenë pjesë e luftës në Kosovë!
  • 16:52Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja
  • 16:40Sulmohet me gurë autobusi me pushues nga Kosova në Kukës, i thyhet xhami
  • 16:39Çfarë kanë thënë Trumpi dhe Irani për bisedimet, pasi u anuluan sulmet e planifikuara
  • 16:39Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit