Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 11:35
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me gjetjet e prezantuara nga Departamenti për Energji, duke i cilësuar ato alarmante.

Sipas tij, verifikimi i 884 njehsorëve tregon se 87% e tyre llogarisin gabimisht kohën, duke faturuar energjinë më shtrenjtë edhe gjatë natës.

“Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi. Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka theksuar se kjo nuk është rastësi, por dështim sistemik që po rëndon qytetarët.

Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e rritjes së tarifave deri në zbardhjen e plotë të situatës.

“Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar. LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”, shkruan Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë
  • 23:08Deputetët e PDK Hoxhaj e Gruda tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit, nuk u hapet dera