Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku i reagon Mustafës: Ka mllef e zell për të më sulmuar, anëtarësia nuk u shit

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 14:27
Abdixhiku i reagon Mustafës: Ka mllef e zell për të më sulmuar, anëtarësia nuk u shit

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas një interviste të ish liderit të kësaj partie Isa Mustafës. Abdixhiku ka thënë se sipas tij, ka një ‘’mosdurim të thellë’’ lidhur me vendimin e anëtarësisë së kësaj partie, ku me shumicë votash s’u pranuar dorëheqja e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Ai ka thënë edhe se, ‘’ka një zell’’ për ta sulmuar atë, LDK’në dhe familjen Rugova.

‘’Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht’’, thuhet nga Abdixhiku mes tjerash.

Postimi:

Në vend të injorimit dhe reagimit.

Siç edhe e shihni, ka një mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë. Një mllef dhe një zell për të më sulmuar mua, LDK-në, familjen Rugova, veprimtarët e shumicës, punën e profesionistëve, të rinjve e të vjetërve pa dallim; secilin! Zi e terr për gjithçka në LDK, lëvdata për secilin kundërshtar të saj.

Kjo ndodh gjithmonë kur prapaskena mbetet pa rol, kur skemat e errëta nuk gjejnë më derë, dhe kur anëtarësia, me një qetësi që nuk shet shpirtin, e mbyll kapitullin.

Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht. Papjekuri Shpesh e pyes veten se si do të dukej kjo shtëpi politike sot, sikur e gjithë kjo përvojë do të ishte pranë nesh, e jo përballë.

Do ta kuptojmë një ditë, nëse veç se kemi kuptuar, se Kuvendi i ynë nuk ishte thjesht një ngjarje demokratike. Ishte një shkëputje e qartë mes një kohe që kërkonte kontroll pa parim dhe një kohe që kërkon rimëkëmbje dhe përgjegjësi. Prej asaj dite, kjo shtëpi e madhe e jona ecën përpara me njerëzit e saj, me besimin e vet dhe me dinjitetin e zgjedhjes së lirë – dhe, ju pëlqeu a s’ju pëlqeu disave, s’ka më asgjë që e ndal këtë mbarësi.

Rrugët që kthehen mbrapa nuk janë më tonat. Të gjithë do të pensionohemi një ditë; por jo nga dinjiteti, dhe jo nga njerëzorja. Ato duhet t’i ruajmë. Sepse fundi i rolit nuk është fundi i botës; është thjesht pranim i kohës që ka ecur përpara.

LDK-në do ta bashkojmë. Fort madje.

Por jo kështu. Jo me këtë logjikë. Jo me ata që nuk e pranojnë se çdo kohë ka një fund. Jo me ata që besojnë se vullneti i anëtarësisë mund të riformësohet e tjetërsohet në prapaskenat e darkave përplot intriga. E aq më pak me ata që kanë refuzuar, vazhdimisht, ta dëgjojnë këtë anëtarësi.

Kaq, për sot e përherë.

Kemi punë më të mençura.

Lumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri
  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës