Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar një mesazh për të kujtuar viktimat dhe për të riafirmuar përkushtimin e partisë ndaj zbardhjes së fatit të tyre .
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre.”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe qëndron krah familjarëve të tyre.
