AAK sot ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet lokale të tetorit, raporton Demos.
“Lista e kandidatëve të AAK përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, sot me votë unanime ka miratuar nominimet e 5 kandidaturave të fundit për kryetarë komunash, filluar nga Enver Hoti për Malishevë, Hafize Sallahu për Kaçanik, Mensut Ademi për Vushtrri, Ali Krasniqi për Obiliq dhe Beqir Kiqina për Drenas, me të cilët mbyllet cikli i kandidaturave të Aleancës për zgjedhjet lokale 2025.