Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AAK i bën thirrje KQZ-së për adresimin e problemeve teknike në procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 15:28
AAK i bën thirrje KQZ-së për adresimin e problemeve teknike në procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për diasporë, Sokol Mehmetaj, ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës po hasin probleme serioze gjatë procesit të regjistrimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Media e AAK-së, Mehmetaj thekson se, meqenëse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit, reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jetë i shpejtë.

“Si Sekretar Organizativ i AAK-së për Diasporë, dëshiroj të informoj opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse se një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës po përballen me vështirësi serioze gjatë procesit të regjistrimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pavarësisht se qytetarët kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe të rregullt, përfshirë mjetet e identifikimit dhe dëshmitë e adresës të kërkuara me procedurë, shumë prej tyre kanë marrë vendime refuzuese me arsyetimin se ‘adresa e deklaruar është e pasaktë’. Këto vendime janë të pabazuara, pasi dokumentet e paraqitura janë të sakta, të verifikueshme dhe plotësisht në përputhje me kërkesat ligjore”, ka theksuar Mehmetaj .

Ai shton se ka indikacione të qarta se refuzimet e njëpasnjëshme mund të jenë rezultat i problemeve teknike në sistemin e regjistrimit, e jo mangësi nga ana e aplikuesve.

Mehmetaj kërkon që KQZ të diagnostikojë dhe të eliminojë menjëherë çdo defekt teknik në sistemin e regjistrimit, të rishqyrtojë të gjitha aplikimet e refuzuara padrejtësisht dhe të sigurojë transparencë të plotë gjatë gjithë procesit, për të garantuar trajtim të drejtë dhe të barabartë për çdo qytetar.

“Meqenëse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit, kërkoj me ngulm që KQZ të veprojë menjëherë, në interes të mbrojtjes së së drejtës kushtetuese të qytetarëve tanë për të votuar dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, përfundon ai.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 15:39KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin as për pije as për ushqim
  • 15:10Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari