Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A u lanë të ikin kriminelët e Banjskës, Sveçla: Për shkak të relievit, ata u futën në vegjetacion të lartë dhe u tërhoqën

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 10:00
A u lanë të ikin kriminelët e Banjskës, Sveçla: Për shkak të relievit, ata u futën në vegjetacion të lartë dhe u tërhoqën

Dy vite pas sulmit të armatosur në veri të Kosovës, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, në një intervistë me gazetaren Grida Duma në Top Story, ka folur ngjarjes dhe operacionit të Policisë së Kosovës kundër grupit paramilitar serb të udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

Gjatë intervistës, Sveçla ka treguar se sulmi ishte i organizuar, me armë të rënda që Policia e Kosovës nuk i posedon dhe me elementin e befasisë që i dha avantazh grupit agresor.

Sveçla u pyet pse u lejua grupi terrorist të ikte.

“Jo, nuk ka pasur fare asnjë lloj situate ku ne i lamë të ikin. Absolutisht, askush as ka tentuar po as ka pas të drejtë të na e kërkojë ne që ta lëmë të ikin. Por as nuk do të pranonin as ne, as Policia e Kosovës. Gjaku i policit… këtu ka pasur urdhër të neutralizohen ose të arrestohen.”

Ai theksoi se operacioni ishte kompleks dhe i vështirë, sidomos për shkak të terrenit të thyer dhe të mbuluar me vegjetacion të dendur, ku agresorët u shpërndanë në grupe të vogla dhe u zhdukën në kodra.

“Për shkak të relievit. Droni kur ka parë kolonën duke ikur, realisht ne as nuk i kemi pas ato lartësi. Ata janë futur këtu në këtë vegjetacion të lartë e pastaj janë tërheqë po në anën tjetër të kodrës. Droni i ka përcjellë, prandaj janë këto incizime…”

Duke mohuar zërat për ndonjë marrëveshje që do t’i kishte lejuar terroristët të tërhiqeshin të papenguar, Sveçla shtoi se të gjitha akuzat për “lejim të ikjes” janë përpjekje për të zbehur fitoren dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

“Individë dhe qarqe të ndryshme janë përpjekur ta zbehin këtë fitore të Policisë së Kosovës ndaj një grupi jashtëzakonisht të pajisur, të trajnuar dhe në numër të madh. Unë kam dëgjuar këto llafe, por realisht nuk merrem fare me to. As Policia e Kosovës.”

Më shumë nga Lajme

  • 11:18Diplomati austriak Wolfgang Petritsch : Thaçi ishte vërtet fytyra ndërkombëtare e UÇK-së
  • 10:37Komuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës
  • 10:17Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik, lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë
  • 10:14Aksion antidrogë në Prizren, policia gjen drogë dhe afro 20 mijë euro
  • 10:13Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dënuari me 4 vjet burgim