Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A u kontaktua nga Kurti për t’u bërë kandidat për President, përgjigjet deputeti i LDK-së

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 13:52
A u kontaktua nga Kurti për t’u bërë kandidat për President, përgjigjet deputeti i LDK-së

Kryeministri Albin Kurti, sipas Reporterit, ka vendosur ta sfidojë LDK-në deri te propozimi i një anëtari të kësaj partie për President të Republikës. Fjala është për Haki Demollin e LDK-së, i cili ka qenë ministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Demolli është edhe profesor i Universitetit të Prishtinës, në të njëjtin fakultet ku asistente është Vjosa Osmani.

Dy burime të Reporterit, brenda udhëheqjes së Vetëvendosjes, kanë konfirmuar se Demolli është emri i Albin Kurtit për President konsensual, sipas kritereve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, që të propozohet dikush që nuk është në kryesi të partive, që nuk ka profil të lartë partiak dhe që është përbashkues.

I kontaktuar nga Reporteri, Demolli e ka dëgjuar pyetjen që i është përsëritur tri herë nëse është kontaktuar nga Kurti dhe Vetëvendosje për kandidaturë konsensuale për president, por ka thënë se s’ka kurrfarë deklarate për këtë temë.

“ Po më vjen keq, por nuk jam i gatshëm për deklarime të tilla, po e sheh çfarë situate është ”, ka thënë Demolli.

“ Kurrfarë deklarate nuk kam në atë drejtim ”, ka shtuar ai kur është pyetur nëse është kontaktuar nga Kurti dhe VV për të marrë miratimin e tij për kandidat për president.

Sipas të njëjtave burimet, raportohet se për emrin e Haki Demollit si kandidat konsensual për President kanë dëgjuar edhe së paku disa prej udhëheqësve të LDK-së, përfshirë kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Hazirin e Anton Qunin.

Sot, Albin Kurti doli me kërkesë drejtuar opozitës që të propozojë tre emra për president konsensual, në mënyrë që nga gara të tërhiqen dy kandidatët e Vetëvendosjes.

“ Ata [opozita] duhet të na sjellin kandidatë jashtë skenës politike, me kontribut në shoqëri. Janë dy parti më të vjetra dhe figurat senior i njohin edhe më mirë se ne. Ka shumë profesorë në universitete që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë e sakrifikojnë. Nuk mund të thonë që këto dy parti nuk mund të dalin me tre emra ”, deklaroi Kurti të shtunën.

Nga PDK-ja, kërkesa e VV-së, ka marrë përgjigje negative. Derisa, nga LDK-ja kanë ironizuar me ofertën e Kurtit, përmes Besian Mustafës.

“ Për PDK-në kjo çështje është e mbyllur. Nuk është ofertë kjo. Aspak nuk është serioze ”, ka njoftuar kryetari Bedri Hamza. /Reporteri.net/.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”