Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“A thahet më shpejt peshqiri i shtrirë a i palosur...?” Këtu gabuan nxënësit kosovarë në PISA

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 21:43
“A thahet më shpejt peshqiri i shtrirë a i palosur...?” Këtu gabuan nxënësit kosovarë në PISA

Se sistemi arsimor në Kosovë po çalon, kjo po dëshmohet nga viti në vit – sidomos që kur Kosova nisi të testohej në PISA.

Kështu, nga rezultatet preliminare të publikuara të martën të PISA 2025, del se 15-vjeçarët e shkollave tona kanë arritur rezultate dëshpëruese në lexim, matematikë dhe shkencë – kanë mbetur në 10-shen e fundit, pas Palestinës e Zambisë.

Nga pyetjet që ka publikuar Agon Ahmeti, drejtori ekzekutiv i ETEA, organizatë kjo që merret me përmirësimin e cilësisë në arsim, është konstatuar se 84% e nxënësve të shkollave tona nuk kanë arritur të kuptojnë arsyen se pse “Arta e futi çantën përsëri në dollap”.

“Lexoni tekstin ‘Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap’.

Pyetja: Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?

Fatkeqësisht, 84% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që Artës ia prishi shiu planet për piknik...”, thotë Ahmeti.

Ndërkaq, gabime në përgjigje, 15-vjeçarët e Kosovës dhanë edhe në fushën e shkencës, ku 79% e tyre nuk ditën të bëjnë dallimin nëse një peshqir i shtrirë thahet më shpejt se një i palosur.

“Dy peshqirë të njëjtë lagen me të njëjtën sasi uji. Njëri shtrihet, tjetri lihet i palosur. Pas dy orësh, peshqiri i shtrirë është i terur, ndërsa i palosuri jo, pse?

“Fatkeqësisht, 79% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që peshqiri i shtrirë ka më shumë sipërfaqe në kontakt me ajrin dhe rrjedhimisht uji avullon më shpejt...”, u shpreh Agon Ahmeti, drejtori ekzekutiv i ETEA.

Në një deklaratë për Klan Kosova, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, thotë se problemi lidhet me të gjithë sistemin arsimor.

“Kemi mbetur në të njëjtën linjë, nuk po lëvizim. Ne i mësojmë fëmijët të mësojnë përmendësh, e jo si të bëjnë zgjidhje”, ka deklaruar Rexhaj.

shtrirëpeshqiripalosur

Më shumë nga Lajme

  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja
  • 22:42PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon
  • 22:39LDK në vijë me Kurtin, nesër do të votoj këdo që propozohet për kryetar të Kuvendit