Por, në Prishtinë insistohet që tashmë pos votimit të Ligjit duhet urgjentisht të vazhdohet me hartimin e një Strategjie shtetërore për betejën juridike në shkallën e dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pos ligjërisht, efektet duhet të trajtohen edhe në aspektin diplomatik e politik.
Pas dhjetëra takimeve e bisedimeve Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës kaloi edhe në lexim të dytë dhe tani pret vetëm dekretimin e Presidentes.
Krahas kësaj, vet kryeministri Albin Kurti deklaroi se për betejën juridike ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet strategji shtetërore, raporton RTV Dukagjini.
Por, si duhet të procedojë tutje Qeveria për hartimin e një Strategjie për të zbutur efektin e vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës?




