Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë.
“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë.


